Ora News - Dështon sërish seanca për Shullazin, Gjykata gjobit avokaten për mungesë
  • 5 years ago
#oranews
Në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ka dështuar për herë të pestë seanca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij.

Shkak është bërë mungesa e avokates së caktuar kryesisht nga gjykata Eralda Brahimasi, e cila mbron kryesisht Gilmando Danin.

Për këtë arsye, Gjykata gjobiti 10 mijë lekë avokaten Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t?ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në seancë ishin të pranishëm Endrit Qyqja dhe Gilmando Dani, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë preferuar të mbrohen nga avokatët

Ndërkohë Gjykata pezulli afatet e paraburgimit për të gjithë të pandehurit.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë.

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deshton-serish-seanca-shullazin-gjykata-denon-avokaten-mungese

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended