Ora News – Mazhoranca miraton ligjin detyrues për biznesin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca miratoi me 69 vota ligjin e shumëdebatuar dhe të kundërshtuar në bllok nga biznesi për regjistrimin e detyrueshëm pranë Dhomave të Tregtisë. Opozita votoi kundër, duke e cilësuar ligjin barrë fiskale ndaj biznesit dhe të gabuar detyrimin për anëtarësim. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi shmangu komentet për ligjin, por akuzoi opozitën për inkoherencë në qëndrim, pasi sipas tij në Komision votuam pro. Ligji i ri parashikon që çdo biznes duhet të regjistrohet pranë Dhomave të Tregtisë, ndërsa pagesa e kuotës nis me 100 lek ato të sapo krijuara. Shuma maksimale shkon në 100 mijë lek në vit në bazë të xhiros vjetore.
Mazhoranca vetëm me votat e saj, miratoi ligjin që detyron biznesin, të anëtarësohet pranë Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë.
Ky ligj ka ngjallur debate prej shumë muajsh, ndërsa biznesi e ka kundërshtuar me forcë duke e konsideruar si barrë fiskale.
Opozita votoi kundër, ndërsa deputeti Genc Pollo, në emër të grupit tha se nuk mund të imponohet anëtarësimi, ndërsa akuzoi Dhomat e Tregtisë se nuk bejnë sa duhet në mbrojtjen e biznesit.
Pollo: Anëtarësia e detyruar si parim dhe kontributi i detyruar 1 milion lekë të vjetra, 1 mijë dollarë në vit është për rrethanat tona i paduhur dhe i padrejtë. Kam dëgjuar këtu, s?po flas për opozitën, grupet e tjera, media të specializuar, ndonjë OJF por jo Dhomën e Tregtisë të ankohet për rritjen e taksave.
Ligji në Komision ka kaluar larg syrit të mediave, pasi mbledhjet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, po kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi, shmangu komentet për draftin duke akuzuar opozitën për inkoherencë qendrimesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/mazhoranca-miraton-ligjin-detyrues-per-biznesin/

Recommended