Qeveria së shpejti miraton ligjin për regjistrimin e popullsisë

  • 5 years ago
Brenda javës së ardhshme Qeveria do të miratojë ligjin për regjistrimin e popullsisë, proces i cili duhet të realizohet në vitin 2020. Më vonë procedura duhet të kalojë në Kuvend që të munden institucionet të fillojnë përgatitjen. Nga Enti Shtetëror i Statistikës disa herë kanë potencuar se ligji do të duhej të miratohej më së voni në janar të këtij viti që të mundet në kohë të zbatohen procedurat. Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend daton që nga viti 2002.

Recommended