Ora News - Mazhoranca pranon dekretin e Metës për ligjin e kadastrës

  • 5 years ago
#oranews #mazhoranca #dekretiimetes
Deputetët e maxhorancës dhe opozitës pranuan dekretin e Presidentit për të korrigjuar ligjin për kadastrën. Pavarësisht pranimit për ta rishqyrtuar, maxhoranca bëri ndryshimet në disa nene të tij dhe e miratoi sërish të njëjtin ligj por kjo procedurë për opozitën është shkelje e procedurave parlamentare.

Edhe pse jo për të njëjtin qëllim maxhoranca dhe opozita bashkuan votat për të pranuar dekretin e Presidentit Meta për të rishqyrtuar ligjin për Kadastrën.

Sipas deputetëve të opozitës, ligji ka shkelje të mëdha kushtetuese dhe qëllimi i tij është të fusë në kaos pronat për t'ia dhënë oligarkëve që duan të investojnë në zonat strategjike.

Po ashtu, maxhoranca veproi njësoj si ligji për Teatrin, kur pasi pranoi dekretin e Metës, maxhoranca bëri ndryshimet përkatëse duke e dërguar për votim në parlament dhe duke shmangur sipas opozitës procedurat parlamentare.

Për relatorin, Bashkim Fino, mënyra se si opozita e kundërshton këtë ligj është politike, duke keqpërdorur madje edhe vetë Presidentin e Republikës.

Pas diskutimeve, deputetët e Partisë Socialiste miratuan të vetëm ndryshimet nen për nen dhe votuan ligjin e ri në tërësi, duke e dërguar atë për votim në parlament.

Pasi të miratohet, ligji për kadastrën do të shkojë sërish për dekret tek Presidenti.

Në dekretin e kthyer Kuvendit për rishqyrtim, Meta theksonte se disa nene të veçanta të këtij ligji bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Një ditë më parë Komisioni i Ligjeve rrëzoi vetëm me votat e mazhorancës dekretin e Metës për ligjin e noterisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mazhoranca-pranon-dekretin-e-metes-ligjin-e-kadastres
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended