Ora News - Bashkia nis rikualifikimin urban të lagjes në rrugën “Dhimitër Kamarda”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin urban të lagjes përgjatë rrugës ?Dhimitër Kamarda?. Kryebashkiaku Veliaj teksa inspektoi punimet tha se në këtë zonë nuk është vënë dore prej 30 vitesh.
Veliaj: Është një nga 50 lagjes e Tiranës, ku bashkia po ndërhyn për urbanizimin e të gjithë zonës. Puna e nisur me infrastrukturën e qytetit, tha Veliaj, po vijon me hapësirat për më të vegjlit e të moshuarit. ?Mund të ketë 25-30 vjet që nuk është vënë dorë, që kur këto pallate u ndërtuan në kohën e komunizmit. E gjithë zona e Poligrafikut, zona e ?Ali Demit?, po pëson disa ndryshime. Sapo kemi mbaruar aksin kryesor nga rruga ?Ali Demi? deri në Shkozë, i cili është ndoshta investimi më madhor në këtë komunitet. Më vjen mirë që gjithë shokët e miqtë tanë të vegjël do të kenë edhe këndin e lojrave, fushën e futbollit, të volejbollit, basketollit, do të ketë hapësira për të moshuarit, dhe sigurisht duke qenë se është një lagje jashtëzakonisht e populluar, na duhet pak mirëkuptim mes banorëve për mirëmbajtjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-nis-rikualifikimin-urban-te-lagjes-ne-rrugen-dhimiter-kamarda/

Recommended