Wake Up/ Nis restaurimi i shtëpive të lagjes Goricë në Berat. Ja çfarë është zbuluar?

  • 4 years ago
Kush viziton Beratin historik, gjithnjë ka në mendje Mangalemin, por në fakt pjesa muzeale përbëhet edhe nga Gorica, lagja përballë Mangalemit. Këto ditë Gorica po ndryshon pamje, pasi ka nisur restaurimi i shtëpive në lagjen muzeale. Restaurimet e këtyre shtëpive me arkitekturë të veçantë po nxjerrin në dritë mbishkrime të hershme dhe po kthehen në objekte të reja studimi për njerëzit që merren me trashëgiminë kulturore. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot qyteti trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Por ne jo më kot po flasim sot për këtë temë, pasi 8 korriku është edhe Dita e Regjistrimit të Beratit në Listën e UNESCO-s. Eugen Kallfani, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat tha se aktualisht po punohet me banesën e dytë "Monument Kulture" Kategori e I-rë e cila po i nënshtrohet restaurimit këtë vit. "Jemi fokusuar pikërisht te banesat Monument Kulture kategori I-rë këtë vit për faktin se ka pasur shumë kohë që nuk është ndërhyrë në to por sidomos për vlerat që ato mbartin. Në këtë fazë jemi në procesin e restaurimit të Familjes Bullari dhe dy tre familjeve të tjera dhe më pas do të vazhdojmë edhe me dy kisha në lagjen kala". Eugen Kallfani, shpjegoi me detaje se ku po kryhet procesi i ndërhyrjes në këto banesa. Në vitin 2018 kur u ndërhy për disa objekte në Mangalem, mjeshtrat e restaurimit fillimisht zbërthyen suvatimin e dëmtuar në fasadë. Më pas bënë suvatimin me llaç gëlqereje të përzier me kashtë dhe lesh dhie duke respektuar teknikën origjinale. Dhe në fund, u bë lyerja me sherbet gëlqereje. Teknikisht, edhe në banesat e lagjeve Gorricë po ndiqet e njëjta metodë tradicionale si një teknikë e patjetërsueshme për restaurimin e tyre që ruhen si traditë e ndërtimit të këtyre banesave.
Eugen Kallfani na zbuloi gjithashtu se gjatë ndërhyrjes në këto banesa ka edhe surpriza. P.sh. gjatë restaurimit të banesës Bullari, ju keni gjetur një mbishkrim të vitit 1856, gjatë ndërhyrjes në një tjetër shtëpi është gjetur një ornament i Shekullit XIX që u restaurua dhe u evitua degradimi i mëtejshëm. "Këto zbulime dëshmojnë dhe vlerën si Monument Kulture të Trashëgimisë së këtyre banesave"- përfundoi Kallfani.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended