Ora News – Dhuna në familje, Çako: Më shumë angazhim ndaj çdo konflikti

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Haki Çako u kërkoi uniformave blu që të kenë angazhim maksimal ndaj dhunës në familje.
Ky reagim vjen vetëm një ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi nga ish-bashkëshkëshorti. Kreu i policisë së shtetit e prezantoi këtë prioritet gjatë një takimi me drejtuesit lokalë e qendrorë.
Dhuna në Familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë.
Çako kërkoi nga drejtuesit vendorë sekuestrim të aseteve të krijuara, si rezultat i veprimtarive kriminale si pasuri të paluajtshme ndërtesa apo toka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhuna-ne-familje-cako-me-shume-angazhim-ndaj-cdo-konflikti/

Recommended