Fiks Fare, Dhuna në familje, njerku falenderon Fiksin "më shpëtuat fëmijët", 22 Janar 2020, Pjesa 1
  • 4 years ago
Dhuna ndaj 13 vjeçares, njerku: Fëmijët u sistemuan, do qëndrojnë bashkë. Falënderoj Fiks Fare!

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër. Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar. Denoncuesi i këtij skandali falënderoi emisionin "Fiks Fare" për sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve shtetërore. "Falënderoj emisionin Fiks Fare. Bashkëjetuesja do të përballet me drejtësinë, ndërsa dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore. Falënderoj edhe Policinë e Sarandës për gatishmërinë e treguar. Atë që se bënë organet gjyqësore, e bëri Fiksi vetëm për disa ditë. Edhe njëherë faleminderit të gjithë stafit tuaj" tha denoncuesi, i cili për disa muaj me radhë dokumentoi dhunën barbare që nëna ushtronte ndaj vajzës 13-vjeçare, por edhe ndaj tij dhe djalit 5-vjeçar. Skandali u transmetua më 20 janar në "Fiks Fare", ku u faktua me zë dhe figurë dhuna ndaj të miturës. Menjëherë pas transmetimit, nëna u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të të miturit, ndërsa Agjencia për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve ka filluar procedurat për heqjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare #TopChannel
Recommended