Ora News - Vlorë, atentat pranë Lungomares, ekzekutohet një person me biçikletë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një person ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri pranë zonës së Lungomares, dhe dyshohet se kanë qenë dy autorë që qëlluan mbi viktimën.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes janë dëgjuar gjashtë të shtëna me armë zjarri.
Burime nga Policia e Vlorës thonë se viktima është Renato Omeri 36 vjeç i cili ka qenë duke udhëtuar më biçikletë kur është ndaluar nga dy persona dhe më pas është qëlluar 5-6 herë me armë.
Mësohet se viktima ka bërë rezistencë, duke tentuar të vetëmbrohej me një armë të ftohtë.
Pas krimit dy autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-zjarri-nje-i-vdekur-prane-lungomares/

Recommended