Basha ironizon Ramën e Metën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha marrëveshja e 18 majit, i ka hapur rruge fitores vendimtare. Nga njësia 4 në Tiranë, ku u takua me banorë te zonës, lideri i opozitës ironizoi Ramen dhe Metën se bëjnë spektakël dhe nuk mendojnë për qytetarët.Basha i ka kthyer përgjigje Edi Rames edhe per përfaqësimin e grave ne listat e Partisë Demokratike.Një dite më parë, Basha ishte ne Tropoje ku premtoi se do të jetë kryeministri i njerëzve të thjeshtë, punësimit dhe taksave të ulëta.?Vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, qindra milionë euro do të jenë në xhepat tuaja. Konsumi do të rritet, paraja do të qarkullojë, investimet kapitale do të rriten, kreditimi do të nisë, mijëra vende pune do të krijohen, energjitë pozitive do të çlirohen. Unë do të luftoj ditë e natë, prej orës time të parë për vendet e punës, për punësimin tuaj për punësimin e rinisë?.Kryedemokrati tha se ka ardhur koha që çdo i ri te kete shanset per te qene i suksesshëm ne vendin e tij.

Recommended