Report TV - “Zogu i Tiranës”, 3.5 vite burg për mashtrim gruas së futbollistit
  • 7 years ago
TIRANE-Gjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës Indrit Fortuzi.

Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj shtetasve të cilët në këmbim të udhëtimeve me agjensinë turistike ?Just Travel? ajo u merrte paratë duke i lënë në mes të rrugës.

Dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj Junida Fortuzit ndërsa akuza e mashtrimit me pasoja të rënda është rrëzuar në gjykatë.
Ky vendim është dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu në dhomën penale të tiranës aty ku bashkëshortja e ish futbollistit të famshëm është gjykuar në mungesë.
Recommended