Siguronte femra për prostitucion, arrestohet “Zogu i Tiranës”
  • 4 years ago
Hermes Nikaj i njohur ndryshe si ?Zogu i Tiranës? është arrestuar nga policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ?Shfrytëzimit të prostitucionit?.


Nga hetimet rezulton se 28 vjeçari bashkëpunonte edhe me 3 shtetas të tjerë dhe siguronin femra për shfrytëzim prostitucioni.

Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit: A.Gj, 47 vjeç, A. B., 43 vjeçe dhe A. N., 43 vjeç.

Më poshtë do gjeni edhe njoftimin e plotë të policisë:

Finalizohet operacioni ?YOUR TURN?, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin ?YOUR TURN?, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën ?Tiranë-Durrës? janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit ?Your Turn?, shtetasit:

? H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit? dhe ?Prostitucionit?.

? A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

? A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Shfrytëzimit të prostitucionit?.

? A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të ?Prostitucionit?.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar f...
Recommended