Ora News – Ndërhyrjet ruse, Kodheli: Gjithkush do të marrë përgjigjen e merituar!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes,Mimi Kodheli, ka pritur sot në një takim homologun malazez Predrag Boshkoviç, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.
Gjatë konferencës, Kodheli tha se dënonte çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit.
Kodheli: E ardhmja e përbashkët e vendeve të Ballkanit është NATO dhe Bashkimi Evropian. Padyshim, është mënyra e vetme për të përballuar sfidat tona të përbashkëta, sfida këto gjithmonë në rritje, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Shqipëria dënon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të pavarura, çdo influencë në vendimmarrjen e popujve sovranë, çdo synim për një destabilizim të Ballkanit dhe largimin e rajonit tonë nga rruga e vetme, rruga e vlerave, rruga evropiane. Popujt tanë, e kanë zgjedhur tashmë rrugën e tyre, kjo është në sytë e të gjithëve dhe është një rrugë pa kthim.
E pyetur për trysninë e Rusisë në Rajon, Kodheli theksoi se gjithkush do të marrë përgjigjen e merituar.
Kodheli: Unë besoj se çdokush që kërkon të ndërhyjë dhe të trazojë situatat e sigurisë apo situatat e ekuilibruara tashmë në Ballkan, dhe kur them tashmë kam parasysh Ballkanin e 20 viteve më përpara që ishte shumë i trazuar, unë besoj që do të marrë përgjigjen që meriton. Ballkani vazhdon të mbetet një qoshe e Evropës shumë e rëndësishme, këtë e tregon edhe fakti që misioni më jetëgjatë i NATO-s është pikërisht në Ballkan, ai i KFOR.
Nga ana e tij, Boshkoviç theksoi se pavarësisht tendencave për destabilitet në rajon, tha se vendi i tij do të vazhdojë rrugën që ka nisur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderhyrjet-ruse-kodheli-gjithkush-do-te-marre-pergjigjen-e-merituar/

Recommended