Ora News – Kryemadhi mesazh Ballukut: Rama do të marrë në qafë. Beni, të dua shumë!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gënjeu në lidhje me koncesionin Thumanë-Kashar, paratë e së cilës do të çohen për studentët. Kryemadhi i tha asaj që të mos dëgjojë kryeministrin siç bëri Arben Ahmetaj, pasi do ta pësojnë keqas.

Kryemadhi: Një sugjerim mikes time Belinda. Mos dëgjo se çfarë thotë ky se do të marri në qafë, siç mori Arben Ahmetajn, siç mori Damian Gjiknurin, që shumë shpejt do dali përpara drejtësisë. Siç mori Arta Markun.

Mos qeshi Beni, se të kam mik dhe kolegë. Do të mbash përgjegjësi për lavatriçen e parave që është kthyer Shqipëria sot. Ashtu sikurse do të mbajë përgjegjësi Damian Gjiknuri për firmën indiane që ju dha panele diellore. Do të zbulohen ashtu siç u zbulua oferta e Unazës së Re dhe u vodhën 18 mln euro nga off-shore. Prandaj, Belinda mos dëgjo këtë që me lakuriqësinë e tij kujton se do të habisë shqiptarët si në vitin 2000. Mos dil të gënjesh se PPP-ja e famshme Kashar-Thumanë do t'u jepet studentëve. Nuk është e vërtetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-mesazh-ballukut-rama-do-te-marre-ne-qafe-beni-te-dua-shume

Recommended