Ora News - Monika Kryemadhi: Rama të mos mbajë peng të ardhmen e Shqipërisë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Edhe pse tashmë në tavolinën e reformës zgjedhore si të barabartë me maxhorancën, opozita vijon të akuzojë kreun e qeverisë si njeirun që duhet larguar sa më parë për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Nga Korça, kryetarja e LSI tha se pëmes politikave të tij, po sjell vetëm shpopullim të vendit ndaj dhe bashkëpunimi për reformën zgjedhore erdhi për ti hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Monika Kryemadhi: ?Pas dakordësimit për reformën zgjedhore dhe më pas për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme i duhet kësaj qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në BE."

Ndërsa presidenti shqiptar Ilir Meta kujtonte nga Prishtina eksodin e vitit 1999, Kryemadhi hodhi akzua për Edi Ramën këtë herë për shkak të padisë që ai dorëzoi disa ditë më parë për homologun kosovar Ramush Haradinaj

Monika Kryemadhi: ?Padia e tij groteske nuk ka për qëllim vetëm Ramush Haradinaj si individ por përçarjen e unitetit kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/monika-kryemadhi-rama-te-mos-mbaje-peng-te-ardhmen-e-shqiperis

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended