Ora News - Ndërhyrjet ruse në zgjedhje, Komisioni i Sigurisë miraton në parim projktrezolutën

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Komisioni i Sigurisë miratoi në parim projektrezolutën për ndërhyrjet e huaja në fushatën zgjedhore, ndërsa vendosi të ngrejë një grup pune i cili do të implementojë propozimet në mënyrë që dokumenti të jetë konsensual. Në komision u paraqiten edhe amendamentet e ish ministrit Ditmir Bushati, ndërsa kolegët e tij dhanë sinjale pozitive ëpr pranimin e tyre.

Komisioni i parlamentar i sigurisë, miratoi në parim projektrezolutën për ndërhyrjet e huaja në fushatën zgjedhore, ndërsa ka vendosur të pranoi rreth 8 amendime të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Para Komisionit të Sigurisë, i cili është përgjegjës për këtë rezolutë ishte Taulant balla, i cili me shume së një herë u kujdes të theksonte se nisma është e hapur, duke kërkuar që të merren parasysh sugjerimet e kolegut të tij socialist.

Balla: Ruaj integritetin e propozimeve dhe rezolutës së miratuar nga PE dhe do t'ju lutesha që ti përfshinit dhe ato në tekstin integral të kësaj rezolute.

Në propozimet e ish ministrit të Jashtëm, flitet edhe për luftën kibernetike, e kjo lidhet me debatin për teknologjinë 5 G.

Balla: Do t'i lutesha komisionit tuaj që në bazë të informacionit që ju keni edhe nga organet e tjera ligjzbatuese si SHISH apo agjencitë për të luftuar krimin kibernetik, ta pasuroni dhe ju rezolutën me detyra të detajuara për institucionet që lidhen me këtë pjesë.

Komisioni vendosi që të ngrejë një grup punë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që të shqyrtohet çdo propozim e në fund të jetë një dokument i dakordësuar nga të gjitha palët.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nderhyrjet-ruse-ne-zgjedhje-komisioni-i-sigurise-miraton-ne-parim-projktrezoluten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended