Report TV - Berisha për Report Tv: Revolucioni demokratik filloi

  • 7 years ago
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për Report Tv nga sheshi para Kryeministrisë ka deklaruar se nuk do të largohet, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të largohet nga pushteti.

Berisha tha se me Ramën nuk ka zgjedhje, ndërsa hodhi poshtë mundësin që PD të bojkotojë zgjedhjet duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka zgjedhje pa Partinë Demokratike.

"Revolucioni demokratik filloi, ky është misioni i madh. E kisha kërkuar këtë revolucion, por nuk vjen atëherë kur vjen ti, por kur shumësia e pakënaqësive bën burrat dhe gratë të marrin vendime të mëdha.

Këtu janë me qindra e mijëra socialistë, kjo është një lëvizje mbarëpopullore, 'Edi Rama ik'"

Zgjedhje në Shqipëri pa PD nuk ka dhe nuk do të ketë. Sot është një ditë e historisë" deklaroi Berisha.

Recommended