Report TV - 2017, nis numërimi i shpendëve ujorë, monitorim faunës së egër

  • 7 years ago
Ministria e Mjedisit, AKZM, ekspertë të huaj dhe vendas me mbështetjen e projektit NaturAL për të dytin vit radhazi kryejnë censusin, numërimin e shpendëve ujorë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të pesonelit të zonave të mbrojtura për monitorimin e faunës së egër.

Numërimi i shpendëve ujorë 2017 do të kryhet në periudhën 13-15 Janar nga një grup prej 12 ekspertësh vendas e të huaj, të cilët do të mbulojnë 18 zona të rëndësishme për shpendët ujorë të shpërndara në të gjithë vendin.

Ekspertët do të kenë mbështetjen e më shumë se 40 personave nga stafi i 12 AdZM-ve, të cilët duke punuar së bashku do të mësojnë më shumë mbi teknikat dhe protokollet e numërimit të shpendëve.

Recommended