Report TV - Censusi në Parkun e Divjakës, nis numërimi i shpendëve ujorë, emigratorë dhe autoktonë

  • 5 years ago
Parku Kombëtar i Divjakës po i nënshtrohet një projekti, i cili ka për qëllim numërimin e shpendëve ujorë. E mbështetur nga Bashkimi Evropian, nisma ka për qëllim krijimin e një baze të dhënash për numrin e specieve emigratore dhe atyre autoktonë, kryesisht në ligatina dhe liqene.

Për realizimin e punës është ngritur një grup punë me ekspertë të fushës, përfaqësues të ministrisë së Mjedisit dhe punonjës të ADZM. Sipas drejtorit të Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, Ardian Koçi, në këtë zonë janë rreth 50 specie shpendesh ujorë.

Puna e djeshme u ndoq edhe nga një grup eksploruesish të "Wild Life Albania?. Rezultatet e këtij censusi do të rendisin për herë të parë edhe Shqipërinë në hartën e vendeve të zonave të mbrojtura.

Recommended