Ora News – Mbetjet spitalore, 258 spitale shtetërore pa leje mjedisore

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë duhet të parashikojë në buxhetin e 2017 një fond për pajisjen me leje mjedisore të 258 subjekteve spitalore. Thirrja vjen nga Inspektoriati i Mjedisit pasi spitalet që nuk disponojnë këtë leje s?dihet se ku i çojnë mbetjet.
258 subjekte spitalore shtetërore nuk disponojnë leje mjedisore, dhe nuk dihet se ku i çojnë mbetjet që prodhojnë. Për këtë arsye ministria e Mjesidit i bën apel ministrisë së Shëndetësisë të alokojë një fond për paisjen e tyre me leje.Deklarat u bënë nga kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit Ergys Agasi.
Agasi: Pjesa e atyre që nuk janë pajisur ende me leje mjedisi shumica dërrmuese e tyre janë subjekte publike, shtetërore dhe përfitoj nga rasti ti bëj edhe njëherë thirrje autoritetit shëndetësor të planifikojë buxhet të posacëm për shërbimet ambulatore për ti pajisur me leje mjedisi dhe për ti dhënë fund kësaj masakre.
Agasi inspektoi fazën e dytë të trajtimit të mbetjeve spitalore në një subjekt të licensuar për të cilin tha se trajton 100% të mbetjeve që gjenerohen nga spitalet .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/mbetjet-spitalore-258-spitale-shteterore-pa-leje-mjedisore/

Recommended