Fiks Fare/ Mbetjet spitalore lihen në derë të laboratorit, brenda veshjet e marrjes së tamponit

  • 4 years ago
Mbetjet spitalore qëndrojnë prej ditësh pranë Laboratorit Baktereologjik në Shkodër.Në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një video e cila tregon këto mbetje të paketuara në qese dhe të vendosura anash hyrjes së laboratorit. Gazetarët e Fiksit shkojnë për të bërë një vëzhgim nga afër pranë laboratorit duke konstatuar qeset që shfaqeshin në videon e mbërritur në redaksi. Aty dallohen doreza maska dhe veshje të mbledhura në një cep. Gazetarët kërkojnë përgjegjësen e institucionit. Ndërkohë një laborante u shpjegon gazetarëve se kanë ngritur këtë problem, por nuk është përgjegjësi e tyre lënia e mbetjeve në hyrje të laboratorit. Ajo thotë gjithashtu se në këto mbetje gjenden veshje që i përdorin në laborator ,por edhe veshje që shkojnë e marrin tamponët tek të sëmurët me covid 19.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended