Ora News - Skandal në Dibër, mbetjet spitalore hidhen përgjatë rrugës nacionale
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Bashkia e Dibrës vijon të mos ofrojë shërbimin e duhur për grumbullimin dhe tërheqjen e mbeturinave të ndryshme të konsumit të përditshëm.

E gjithë rruga nacionale nga qyteti i Peshkopisë e deri në Maqellarë është e pushtuar nga mbetje të ndryshme.

Por ajo çfarë e bën këtë problem një skandal të vërtetë, është hedhja e mbeturinave spitalore po në të njëjtin vend me mbeturinat e tjera.

Siç shihet qartë edhe nga pamjet mbetje të rrezikshme spitalore janë në ambjent të hapur.

Ndonëse ka një procedurë dhe fond të veçantë për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në Dibër ato hidhen në ambjent të hapur duke u bërë një rrezik i madh për banorët.

Këta të fundit thonë se mbeturinat nuk pastrohen në zonat urbane, ndërsa rruga nacionale është totalisht e braktisur në këtë drejtim.

Ata ngrejnë alarmin për mbetjet spitalore, të cilat rrezikojnë fëmijët nëse i prekin ato.

Aksi nacional Peshkopi-Maqellarë vijon të ketë problem ndotjen, ndonëse duhej të ishte një ndër zonat më të pastra të Dibrës për shkak se në të kalojnë edhe turistë apo vizitorë të ndryshëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skandal-ne-diber-mbetjet-spitalore-hidhen-pergjate-rruges-nacionale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended