Rama viziton qendrën e urgjencës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimi i urgjencës mjekësore është rikonceptuar tërësisht. Tashmë do të jetë një qendër e vetme, e cila do të bëjë koordinimin për të çuar ambulancat në të gjithë territorin e Shqipërisë, sipas një harte dixhitale, që tregon vendndodhjen më të afërt të tyre. Zyrat e Qendrës Kombëtare të Urgjencës i ka vizituar kryeministri Edi Rama. Ai tha se çdo qytetar mund të telefonojë në çdo orë një numër unik që do të funksionojë për të gjithë Shqipërinë dhe në harkun kohor të 10 deri në 15 minutave do të ketë ambulancën në vendin që e kërkon.?Ky qendërzim e sjell shërbimin në kohë reale pranë qytetarit në nevojë. Garantohet një shpejtësi 10-15 minuta nga çdo pikë ku flota e urgjencës do të jetë e shpërndarë, në çdo pikë ku do të ketë nevojë për praninë e urgjencës. Do të kemi 140 autoambulanca dhe hartëzimi në territor do të mundësojë që t?i përgjigjemi në kohë reale qytetarëve. Brenda pranverës së ardhshme, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore do të jetë plotësisht funksionale dhe i gjithë sistemi i dixhitalizuar për marrjen e thirrjeve pa pagesë përmes një numri unik dhe për dhënien e komandave në kohë reale, duke ndjekur në kohë reale gjithë lëvizjet e autoambulancave në territor, do të sjelli një ndryshim themelor në raportin e shtetit me qytetarin në këtë shërbim.?Një personel prej 90 specialistësh do të komandojë në 24 orë flotën e 140 ambulancave. Nga një shërbim që ka qënë i komanduar sipas spitaleve rajonale, tashmë ajo do të menaxhohet nga qënder e vetme.?Deri më sot, mbulimi i urgjencës mjekësore ka qenë i organizuar në bazë spitali apo rajoni dhe ka mbuluar kryesisht qytete dhe një pjesë të fshatrave. Kjo strukturë e trashëguar nuk garantonte në të gjitha rastet, marrjen e thirrjes për ndihmë, pasi numrat e urgjencave ishin të ndryshëm, qendrat e koordinimit pa asnjë sistem të informatizuar regjistrimi të të dhënave, përfshirë edhe numrin e telefonit të qytetarit që kërkon ndihmë, gjë e cila në shumë raste ka sjellë fatkeqësi vetëm për shkak të humbjes së komunikimit dhe të pamundësisë për t?ju përgjigjur thirrjes për ndihmë.? Ky shërbim i ri i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë 1.4 milion dollarë. Tashmë do të jetë kjo qendër që do të identifikojë problemin e pacientëve dhe do t?i çojë ata në spitalin që është i specializuar për shërbimin që duhet të marrin. Numri i autoambulancave është dyfishuar duke shkuar nga një ambulancë për 43 mijë banorë në një ambulancë për 25 mijë banorë.
Recommended