Donald Trump, viziton Japonine - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti amerikan Donald Trump I shoqëruar nga Zonja e Parë Melanie ka mbërritur në Japoni në kuadër të vizitës zyrtare 4 ditore atje. Ai u prit në aeroportin e Ndërkombëtar të Haneda në Tokio nga Ministri i Jashtëm.Udhëtimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë në Japoni do të zgjasë deri të martën dhe vjen në një periudhë tensioni për shkak të tarifave të administrates Trump ndaj industrisë së automobilave në Azi, e që po dëmtojnë ndjeshëm edhe ekonominë japoneze. Megjithatë para se të nisej presiden6ti amerikan u tha gazetarëve se po punon për të vendosur "drejtësi dhe reciprocitet" në marrëveshjen e re tregtare dypalëshe e cila ka në thelb një ?tregëti të drejtë? dhe eliminimin e barrierave në eksportet e SHBA".Trump do të takhet me kryeministrin japonz Shinzo Abe dhe mediat amerikane shkruajnë se Japonia mund ta përdorë vizitën ssi një mundësi për të bindur presidentin e shba të kursejnë vendin e tij nga tarifat ndëshkuese. Por mbetet për tu parë nëse marrëdhëniet e ngushta midis Trump dhe Abe do të jenë të mjaftueshme për të detyruar Uashingtonin të rishqyrtojë tarifat ndaj produkteve japoneze. Në tryezën e bisedimeve do të jenë edhe lufta tregtare me Kinën, e madje edhe kërcënimet e Koresë së Veriut. Në kuadër të vizitës së tij shtetërore Trump do të takohet edhe me perëndorin japonez Naruhiton, duke u bërë kështu presidenti i parë që takon perandorin e ri.