Telefonatat për koronavirusin/ Dhjetëra njerëz çdo ditë kërkojnë qendrën kombëtare të urgjencës
  • 4 years ago
Nga data 23 e deri më tani drejt numrit 127 ka vërshuar një lum telefonatash.


Edhe pse në Shqipëri deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë person të infektuar nga virusi famë keq, numri i telefonatave këto ditë drejt urgjencës Kombëtare është rritur me 45%.

URGJENCA: Urgjenca mjekësore, si mund t?ju ndihmoj?

QYTETARJA: Kam qenë në Itali dhe kam qëndruar 3 ditë në Romë, dhe këto dy ditë çuditshëm më janë shfaqur simptomat dhe jam në merak.

URGJENCA: Sa është temperatura?

QYTETARJA: Ditën e parë ka qenë 37 ndërsa në ditën e dytë 38.

URGJENCA: Të vjella keni pasur, diarre?

QYTETARJA: Jo, nuk kam pasur.

URGJENCA: Vështirësi në frymëmarrje?

QYTETARJA: Jo.

URGJENCA: Tani përsa i përket klinikës suaj nuk lidhet shumë me koronavirusin, sepse zakonisht ky virus ka një periudhë inkubacioni. Shto këtu që Roma nuk është një vend që është prekur nga koronavirusi. Përveç disa ilaçeve që do të japim ne siç është paracetemoli, ibubrufeni merrni dhe ju masa siç është vendosja e maskës. Me pak fjalë mos u shqetësoni fare.

? Nga data 23 deri më sot janë 9172 thirrje. Rreth 400 misione ose vizita në shtëpi. Përfshirë edhe ditën e sotshme janë skeduar 421 skeda për dyshime të koronavirus, nga të cilat 26 janë testuar dhe kanë dalë negaive. ?

Nuk ka vend për panik nëse keni temperature dhe nuk keni shkelur në shtetet që tashmë janë kthyer në vatrën e koronavirusit.

? Njerëzit duhet të kenë parasysh që në qoftë se janë të infektuar me koronavirus, të paktën 2 ditë temperatura duhet të jetë 38-të e gjysmë, kollë, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje ose të vjella dhe diarre që janë shenja te koronavirusit por që i mbivendosen dhe një gripi sezonal. Ndërsa për personat që nuk kanë qenë në këto vende dhe kanë këto simptoma është thjeshtë grip. ?

Larja e duarve, ajrosja e shtëpisë dhe komunikimi i vazhdueshme me mjekun e familjes janë këshillat bazë që japin mjekët.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Urgjenca#CoronaVirus#TopChannel
Recommended