Report TV - Djali me probleme mendore dhunon nënën, familja: Merreni në mbrojtje

  • 8 years ago
Kjo është Feruze Ruko. E gjetëm duke qarë pranë hyrjes së pallatit të saj. Varfëria ka pllakosur familjen e saj por dhe fëmijët e sëmurë mendore ja kane bërë të vështirë jetësën.

Jeton ne lagjen 8 shkurti të qytetit Fier. Së bashku me kryefamiljaren Ruko në një apartament në katin e dytë të një pallati jetojnë dhe katër fëmijët e saj, dy djem dhe dy vajza. Jetojnë në kushte të rënda ekonomike, pa drita dhe energji elektrike.

Por ajo që rëndon me shumë këtë familje krahas shëndetit mendor që kanë, është djali 32-vjeçar. Edhe ai vuan nga probleme mendore. I shtrirë prej shumë vitesh në shtrat, Marjusi ka nevojë për kurim dhe sipas nënës së tij, askush nuk vjen për t?i ndihmuar.

Kemi frikë të futemi në dhomën ku qëndron thotë ajo. Ai shpesh herë kërkone edhe thikë apo shkrepsë për të na qëlluar ose për t?i vene flakën shtëpisë. Ndërkohë që ka raste edhe kur i ka dhunuar.

Kjo familje jeton në izolim dhe me frikën e vdekjes së djalit që sipas Feruzes sa vjen dhe është rënduar. Apeli i kësaj familje është që shteti ta ndihmojë duke marrë në kujdes ose duke ndihmuar për kurimin djalin e saj me probleme të rënda mendore.

Recommended