Report Tv-Xhisiela’, PD akuza qeverisë: Vajza dhe familja nuk janë marrë në mbrojtje

  • 6 years ago
TIRANË-Partia Demokratike ka vijuar me akzuat në drejtim të qeverisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut, vajza që denoncoi për dhunë djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, deputetja demokrate Albana Vokshi, ka thënë se djali i deputetit po mbrohet nga qeveria, ndërkohë që Xhisiela Maloku dhe familja e saj, ende nuk janë marrë nën mbrojtjen e shtetit.

Vajza e re dhe familja e saj nuk janë marrë në mbrojtje. Qëllimshëm mekanizmi për parandalimin e dhunës ndaj grave nuk zbatohet. Është vet Rama që po bën çdo përpjeke për ta shfaqur vajzën para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet. Nëse Balla dhe Rrahja s?do kishin bekimin e kryeministrit, sot viktima do ishte marrë në mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit duhet të ishte në burg. Rama qëndroi krah kriminelëve, duke dënuar denoncuesin Emiljano Nuhu, me sulmoi të njëjtën gjuhë si Zaganin, që denoncoi grupin e trafikantëve Habilaj. Rama e ka provuar me rastin e Zaganit, se sjellja si mafioz, me denigrim, e vonoi të vërtetën për hetimin ndaj Saimir Tahirit, por se pengoi dot.

Albana Vokshi, deputete e PD

Recommended