21-vjetori i masakrës së Srebrenicës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në ditët që pasuan, ata vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i hodhën në gropa në pyjet përreth. Ekzekutimet ishin mirë të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur krimet e saj. Duke qene se vrasjet kanë ndodhur brenda pak diteve, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende. Kete te hene, ku shenohet 21-vjetori i masakres, ne qendrën përkujtimore Potoçari në Bosnje jane varrosur mbetjet e 127 viktimave, te identifikuara se fundmi. Masakra, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si mizoria më e rende në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka emërtuar vrasjet në Srebrenicë si gjenocid. Ish-udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic u denua ne mars me 40 vjet burg për krime lufte në Srebrenicë, ndërsa ish-udhëheqësi ushtarak, Ratko Mlladic, është ende në gjyq në Hagë.
Recommended