Report TV - Lezhë, grabisin biznesmenin, kapet autori,bashkëpunëtorët në kërkim

  • 8 years ago
Pronari i një biznesi lëndësh ndërtimi në Lezhë ka rënë preh e grabitjes me dhunë nga tre persona të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së enjtes në afërsi të hyrjes së qytetit të Lezhës.

Biznesmeni F.K ka qenë pranë biznesit të tij, kur është grabitur nga tre personat të cilët lëvizin me një automjet.

Ende nuk dihet shumë e parave të grabitura, por dyshohet se ka qenë e gjithë xhiro ditore e cila është marrë nga grabitësit. Pasi kanë kryer grabitjen tre agresoret janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip "Ford Fokus" .

Recommended