Report TV - Grabitje në Lezhë, qëlloi policin në kokë,plagoset e kapet autori

  • 7 years ago
LEZHË- Një grabitje me armë zjarri mëngjesin e sotëm ka përfunduar me dy persona të plagosur, efektivin e policisë Nikolin Gjergji dhe autorin.

Autori i maskuar dhe i armatosur Aldi Lleshaj 20-vjeç grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë.

Makina e grabitur është 'Porsche Cayenne' me targa AA 870 II, brenda së cilës kishte një shumë parash, ndërsa policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postobllok.

Rreth tre orë pas ngjarjes ka mbërritur me barelë në Spitalin e Traumës Aldo Lleshaj. I plagosur në këmbë, i prangosur dhe i gjakosur, 20-vjeçari do të marrë kujdesin e duhur mjekësor për t?u përballur më tej me akuzat.

Recommended