Kërkohet vrasësi me pagesë Aleks Burreli - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleks Burrelin, një prej të dyshuarve kryesorë në vrasjen e biznesmenit grek në një restorant në ?Agia Napa? në Qipro. Për këtë, policia ka siguruar një urdhër-arresti ndaj tij si dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas informacioneve te autoriteteve shqiptare Aleks Burreli dhe Jani Vogli udhëtuan nga Shqipëria në drejtim të Qipros për të ekzekutuar me pagesë biznesmenin grek. Ata dolën nga territori shqiptar më 7 maj në drejtim të Stambollit e prej andej dyshohet se kanë udhëtuar për në Qipro. Sipas informacioneve të policisë mësohet se në Qipro ata mund të jenë takuar me porositësin. Burreli dhe Jani qëlluan në drejtim te Fano Kalopsidioti në momentin që me biznesmenin në tavolinë ndodheshin dhe dy policë.Nga raporti i policisë mësohet se në vendngjarje u gjet vetëm një kallashnikov. Autopsia e biznesmenit nxori se ai kishte marrë 12 plumba në trup, por mbetet mister vrasja e 41-vjeçarit Vogli pasi çifti i policeve që mbetën të vrarë nuk i kanë përdorur armët. Vogli mori një plumb në gjoks duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë që pas kontrollit atij iu gjet dhe kokainë.Policia dyshon se Vogli u qëllua nga shoku i tij Burreli i cili sipas dëshmitarëve u largua nga vendngjarja duke çaluar. Ndërkohë autoritete greke dhe ato qipriotë kanë nisur kërkimet intensive për 48-vjeçarin nga Mati pasi i druhen ndonjë eliminimi të tij çka do të vështirësonte hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Biznesmeni Kalipsidioti ishte pronar i disa klubeve të natës, ndërkohë që njëra pistë e vrasjes së tij është dhe konkurrenca.

Recommended