Asistenca sociale jo pagesë fikse, por sipas nevojave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndihma ekonomike nuk do të ketë më një pagesë tavan prej 8 mijë lekësh, por do të jetë në varësi të nevojave të familjes në skemë. Reforma e re e propozuar nga Ministria e Shendetesise ka hequr kriteret përjashtuese për përfitimin e ndihmës ekonomike përmes sistemit të digjitalizuar.?Projektligji i ri për asistencën sociale shmang burokracitë, siç është miratimi i listës së përfituesve nga Këshillat Bashkiakë, duke hequr një hallkë të panevojshme tanimë që sistemi është i digjitalizuar, aq më tepër që mos mbledhja në kohë e këshillave bashkiakë, shpesh sillte vonesa në marrjen në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike?Projektligji i ri i asistencës përfshin edhe dy programe të tjera sociale, aftësinë e kufizuar dhe bonusin e bebes. Në këtë pikë propozimi ka hasur në kundërshti nga grupet e interesit për sa i përket heqjes së kempit për personat me aftësi të kufizuar?Ndryshimet parashikojnë që shërbimi i asistencës sociale të mos jetë më në varësi të bashkive, por të kaloje nga zyrat e shërbimit social. Këshillat Bashkiakë do të vendosin për kriteret dhe listën e përfituesve nga fondi 6% që kanë në dispozicion për familjet që nuk përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike.?