Report TV - Tiranë, vëllai vret vëllanë me armë gjahu, plagos nënën

  • 8 years ago
Një krim brenda familjes është regjistruar këtë pasdite në Tiranë, në fshatin Valias, pranë aeroportit të Rinasit. Të përfshirë në konflit janë dy vëllezër, Afrim dhe E.Kallari.

Ky i fundit është qëlluar me armë gjahu çifte. E.Kallari, 36 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia ka arrestuar autorin vrasës, vëllain e tij, Afrim Kallari, 37 vjeç.

E plagosur në vendgjarje ka mbetur nëna e dy vëllezërve të përfshirë në konflikt.

Mësohet se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i gjatë mes dy vëllezërve për çështje pronësie.

Recommended