Report TV - Tronditet Kavaja, polici vret ish-të dashurin e kushërirës, mbetet vetë i plagos
  • 5 years ago
Kavaja është tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm nga një përplasje me armë ku si pasojë ka mbetur i vdekur Dritan Haxholli dhe është plagosur rëndë polici i Burgjeve, Bledar Toçi. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesën e një gruaje M.Q ,rreth orës 00:44 e cila thuhet se është e afërme e Bledar Toçit. M.Q dhe viktima pak kohë më parë ishin në një lidhje dashurie por pavarësisht se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte të bezdiste M.Q ecila jetonte e vetme me 2 vjeçaren në banesë ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant në Itali.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se në banesën e gruas në fjalë fillimisht ka qenë i plagosuri Bledar Toçi së bashku me disa persona të tjerë ku rreth orës 00:44 në këtë banesë ka shkuar më pas viktima Dritan Haxholli. Ky fundit kishte marrë në telefon ish të dashurën e tij duke e lajmëruar se do të shkonte në banesë për tu sqaruar. 41-vjeç i cili i armatosur sapo ka mbërritur tek banesa e M.Q, me një kallashnikov ka hapur zjarr ndaj personave që ishin brenda.

Nga breshëria e kallashnikovit një plumb ka kapur policin e burgjeve Bledar Toçi që më pas është kundërpërgjigjur me armën e shërbimit duke lënë të vdekur Dritan Haxholli. Ndërkohë Bledar Toçi është plagosur rëndë dhe për shkak të plagëve të rënda është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Recommended