Report TV - U plagos me armë në spitalin e Fierit/ Aleksandër Zhapaj transportohet drejt Tiranës
  • 5 years ago
Aleksandër Zhapa i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e ndodhur dy netë më parë në Fier është sjellë në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor. Gjatë transportimit për në Tiranë ai është shoqëruar nga forcat e policisë.

Zhapa mbeti i plagosur në urgjencën e spitalit të Fierit pas përplasjes me dy familjeve që ishin konfliktuar më herët në Levan. Autori D.Braçe i mori armën nga brezi një efektivi policie duke qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë që nga konflikti i ndodhur në Levan mbeti i plagosur  djali i tij Gentian Zhapa.

Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë marrë përsipër nga specialistë të Krimeve të Rënda.
Recommended