Report TV - Dëshmia: Aleksandër Auerbach: Ishte momentale, zjarri plasi në pjesën e përparme

  • 8 years ago
Një nga dëshmitarët e ngjarjes në të cilën u dogj autobuzinë Krujë, në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe se zjarri ka rënë në pjesën e përparme.

Sipas tij, kjo ka bërë që autobusi të bllokohej dhe të gjithë udhëtarët mezi kanë dalë nga autobusi nga pjesa e pasme e tij. Sakaq, ai ka shtuar se autobusi ka qenë shumë i mirë dhe se nuk kishte paraqitur asnjë problem gjatë gjithë udhëtimit.

Auerbach tha se kishin bërë edhe udhëtime të tjera, por ky udhëtim që kishte destinacion përfundimtar Ulqinin, në Malin e Zi, ka rezultuar fatal për Vjoleta Gjikën e cila mbeti e vdekur nga djegia e autobusit.

?Zjarri na bllokoi e nuk dilnim dot nga autobusi. Ne që ishim në fund dolëm më shpejt. Ka të djegur rëndë. Një trup të pajetë e pashë me sytë e mi. Ne ishim me familjen, gruan dhe vajzën. Ishte diçka momentale, punë sekondash. Shoferin nuk e njoh fare. Autobusi ishte shumë i mirë. Kishim 3 priftërinj, ishin katër burra dhe të tjerat ishin gra. Ishim nisur për në Ulqin, sonte do rrinim në Shkodër, nesër do shkonim në Ulqin e më pas do të ktheheshim? tha për Report Tv Aleksandër Auerbach.

Recommended