Report TV - Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin takohet me kryeministrin Edi Rama
  • 4 years ago
Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin u takua me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme me rastin e ceremonisë inaguruese të stadiumit më të ri në Shqipëri, ?Air Albania Stadium", ku do të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë.

Pas takimit të tyre, ata do të vizitojnë stadiumin bashkë me pjesëmarrjen e Armand Dukës, presidentit të FSHF-së.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin e ka cilësuar stadiumin kombëtar 'Air Albania' si një xhevahir, teska ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll.

Ai është shprehur se dita e sotme do të jetë një moment historik për çdo shqiptar.
Recommended