Report TV -Dosja 339/ Rama: Na e bëtë Niçen si të ishte Aleksandër Moisiu

  • 5 years ago
Dosja 339/ Rama: Na e bëtë Niçen si të ishte Aleksandër Moisiu Në krah të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama foli në lidhje me akuzat që vijnë nga opozita, se kryebashkiaku ka bashkëpunuar me krimin për blerjen e votave. Ka kujtuar kohën e vështirë kur PD-ja ka qenë në pushtet dhe atmosferën e vështirë se si mbaheshin zgjedhjet në zona të konsideruara të 'nxehta' të lëna në dorë të të 'fortëve' që vështirë të mundje të çojë edhe komisionerët. Një hetim i nisur në atë që duhet dosja 339, është hapur ndërsa ka përgjime prokurorie të kryebashkikut Vangjush Dako me një person me pseudonimin "Niçja" që PD pretendon se është anëtar i një bande kriminale në Shijak.

"Këta të burgosurit i nxirrnin me leje, tani thonë foli Gjushi në telefon me Niçen. Na u bë Niçja si të ishte Aleksandër Moisiu, zëri i Niçes u bë si me qenë zëri i Luçiano Pavarorit. Këta i nxirrnin të burgosurit me leje dhe i merrte në krahë deputeti dhe vinte terrorizonte gjithë dynjanë. Flasin këta për krime, kriminelë? Ne nuk çonim dot komisionerë në Shijak, nuk shkonin dot njerëzit në komision, u detyrua partia ti conte pa njohur e mos ti shikonin nesër. I harruat zgjedhjet në Shijak që kërciti druri. Ata thonë jo se na vidhni votat. Po kur ishit ju në qeveri sa herë iu ka rrah Dako. Me kë e bëri këtë punë, me Niçen?! Niçja dhe shumë të tjerë, yhyyyy ishte me ju, Niçja dhe të gjithë bashkë. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Shqipërisë nuk kanë çfarë i bëjnë. Maksimumi mund ta nxijnë. Kadrinjtë rrëmujë duan gjithandej. Por qeverisë nuk kanë çfarë i bëjnë.", tha Rama.

Recommended