Report TV - Integrimi/ Lammert: Ju duhet kompromis, kusht "Drejtësia"

  • 8 years ago
"Një leksion demokracie" ka dhënë për deputetët shqiptar nga foltorja e Kuvendit presidenti i Bundestagut Gjerman Prof. Dr. Norbert Lammert. I mbërritur sot në vendin tonë në kuadër të një vizite zyrtare ai ka vlerësuar hapat e ndërmarra nga qeveria Shqiptare vitet e fundit ndërkohë që ka theksuar se ?kompromisi është kusht i domosdoshëm për funksionimin e një sistemi demokratik? dhe gjithashtu kusht për anëtarësimin në BE.

?Për Shqipërinë vlen të thuhet se BE-ja nuk është në situatë të thjeshtë për momentin. Zhvillimi i BE-së varet nga aftësia për kompromis e vendeve anëtare. Interesi për zgjerim me shtetet e tjera është i kufizuar. Kjo i rrit pretendimet për anëtarë të tjerë dhe aktualisht shoh pak vende që i konsideroj si anëtarë të ardhshëm, por Shqipëria është njëri prej tyre. Uroj që të ketë një proces reformash të shpejtë?, u shpreh Lammert. Lammert tha se këto zhvillime janë bërë të mundura përmes ndryshimeve në Shqipëri që patën fillesën në zgjedhjet e lira para 25 viteve. ?Kujtimi i këtyre zgjedhjeve është një rast i mirë për të kujtuar edhe njëherë ato parime që duhet të karakterizojnë raportin mes 2 vendeve tona dhe të përcaktojnë marrëdhëniet. 25 vjet, kjo shifër krahasuar me historinë e vendit dhe historinë e BE-së, është kohë e shkurtër por me demokracinë në Europë, relativisht e gjatë. Ndaj bëj disa shënime lidhur me marrëdhëniet mes parlamenteve tona për të risjellë në mendje historinë?, tha ai.
Presidenti i Bundestagut ka vlerësuar tolerancën dhe harmoninë fetare që ekziston në vendin tonë ndëkohë që ka renditur edhe disa hapa pozitive të ndërmarra nga Shqipëria vitet e fundit.Lammert ka theksuar mes të tjerash se marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft intensive dhe historike.

?Kënaqësi që ndodhem sërish në Shqipëri. Është nder i veçantë të flas me ju sot. Kjo është vizita ime e katërt në Shqipëri gjatë kohës sime si kryetar i Bundestagut. Qoftë edhe për shkak të shpeshtësisë së vizitave mund të flas për lidhjen emocionale. Por është edhe shprehje e marrëdhënieve intensive mes 2 vendeve tona, në vitet e fundit gjithnjë e më intensive. Gëzohem që para disa vitesh ne patëm sukses në iniciativën sot për të rimarrë marrëdhëniet intensive mes parlamenteve tona?, tha ai.

Gjatë fjalës së mirëseardhjes së presidentit Kryeparlamentari Meta vlerësoi lart figurën presidentit gjerman dhe kontributin e tij në Shqipëri. Meta siguroi Lammert për avancimin e reformave për anëtarësimin e vendit në BE.

Recommended