Mbretëresha kërkon kompromis për Brexit-in - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 5 years ago
Ndërkohë që vazhdon ethshëm debati në politikën britanike për të ardhmen e Marrëveshjes së Tërheqjes nga BE-ja, Mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e Dytë, ka vlerësuar respektimin e pikëpamjeve të ndryshme për çështjen e Brexit-it dhe ka kërkuar nga deputetët që të gjejnë gjuhën e përbashkët në prag të votimit të dytë të planit të kryeministres për divorcin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.