Ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, partitë politike duhet të bëjnë kompromis
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Përpara politikanë shqiptarë, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka kërkuar që Shqipëria të çrrnjëosë korrupsionin.

"Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar, dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur", tha Kim.

Gjatë fjalës së saj në prezantimin me politikanët shqiptarë, diplomatja amerikane kërkoi kompromis nga politika për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit evropian.

"Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë ? pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo ? që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrificë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit", u shpreh ambasadorja.

Ambasadorja përgëzoi partitë e opozitës jashtë Kuvendit, që sipas saj që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë për dialog të hapur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ambasadorja-yuri-kim-prezantohet-sot-me-klasen-politike-shqiptare

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended