Zgjedhjet e 18 qershorit - Idrizi: Partitë politike mund të arrijnë ende një kompromis të madh

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompromis i madh që politika ja ka borxh qytetarëve ende mund të gjendet dhe ne të gjithë bashkë të shkojmë në zgjedhje. Me këtë gjuhë foli para banorëve të Përrenjasit, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Idrizi: ?Këtë kompromis të madh politika ja ka borxh qytetarëve. Të shkojmë të gjithë bashkë në zgjedhje dhe t? ju japim mundësinë shqiptarëve që të votojnë. Ne kemi bërë gjithshka që të gjendej një zgjidhje për krizën politike. Një zgjidhje kompromisi. Ne propozuam një pakt kombëtar ku të gjitha forcat politike të ishin bashkë, për integrimin europian dhe të mbështesnin reformën në drejtësi. Një pakt të madh kombëtar për të gjithë ata, të cilët nuk duan të ikin nga ky vend. Ne bëmë gjithshka që forcat politike të bënin minimumin, të mos e shihnin njëra-tjetrën si armike, por si forca të përgjegjëshme, të cilat të gjenin një bashkëdakortësi të madhe, për ti dhënë mundësi shqiptarëve për të votuar të lirë, të qetë, e të barabartë?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-partite-politike-mund-te-arrijne-ende-nje-kompromis-te-madh/

Recommended