Report TV - Kufiri detar, qeveria: S'ka negociata me Greqinë pa ekspertizën e duhur

  • 8 years ago
Qeveria shqiptare nuk do të zhvillojë asnjë negociatë me palën greke për marrëveshjen e kufirit detar pa patur më parë ekspertizën e duhur shumë planëshe.

Duke folur në emisionin Rreze Dielli në Report TV drejtori i Traktateve në Ministrinë e Jashtme, Armand Skapi deklaroi se marrëveshja e vitit 2009 tregoi sesa delikate është kjo cështje dhe për këtë arsye një marrëveshjë e re mes dy vendeve do të kërkojë kohë.

"Ajo që ndodhi me marrëveshjen e detit na ka bërë që marrëveshje të tilla kërkojnë një ekspertizë mjaft të plotë si vëndase dhe po qe nevoja dhe ndërkombëtare. Pala shqiptare për sa kohë që nuk ka hyrë në negociata i rikthehet vendimit të Gjykatës Kushtetuese, studion praktikën ndërkombëtare me synimin që çdo negociatë që do të zhvillohet të bazohet në ekspertizë mjaft të saktë dhe të realizohen sa më mirë interesat e shtetit shqiptar. Eshtë duke përgatitur le të themi disa detyra shtëpie që ne do ti kemi të qarta për një negociatë të mundshme me palën greke për të përcaktuar ato vija të kuqe. "-tha drejtori

Zyrtari i ministrisë së Jashtme ka konfirmuar se as më Malin e Zi nuk ka negociata për ndarjen e kufirit detar në Adriatik për shkak se palët nuk janë gati

"E besojmë se si në rastin e Greqisë ashtu dhe në rastin e Malit të Zi pala shqiptarë do të ketë ekspertizën e nevojshme, është duke mbledhur ekspertizën e nevojshme, janë bërë analizat e duhura por ende nuk kanë fiulluar negociatat."-tha Skapi.

Recommended