Kufiri detar, Meta i kerkon shpjegime Rames | Lajme - News

  • 4 years ago
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit se negociatat me palën greke për delimitimin e kufurit detar janë ndërprerë me ndryshimin e qeverisë në Greqi, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka kërkuar atij zyrtarisht informacion mbi bisedimet e zhvilluara për këtë çështje.

Nëpërmjet një letre, kreu i shtetit duke iu referuar deklaratës së bërë nga Kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis për zgjerimin e gjerësisë së ujërave territorial në 12 milje detare, i kërkon kreut të qeverisë shqiptare që ta informojë në lidhje me komunikimet që ka pasur ai apo institucionet shqiptare me autoritetet greke lidhur me këtë pretendim.

?Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacion të detajuar mbi:

Komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje?.

Gjithashtu Presidenti Meta në letrën e tij kërkon të dijë edhe qëndrimin dhe veprimet që do të ndërmarrë qeveria shqiptare nëse pala greke do të veprojë në mënyrë të njëanshme duke prekur interesat e Shqipërisë.

?Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij, veprimet që planifikohen të ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasoja që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë?.

Pak ditë më parë edhe opozita nëpërmjet një deklarate zyrtare shprehu shqetësimin për cënimin e interesave të Shqipërisë, ndërsa kërkoi nga qeveria të bëjë transparencë lidhur me diskutimet mbi marrëveshjen e detit.

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të këtij shqetësimi të ngritur prej saj u përgjigj se nuk ka asnjë lloj negociate dhe se ai nuk ka folur asnjëherë me homologun e tij grek lidhur me këtë çështje.

Por në reagimet e tij kryeministri Rama ka bërë të qartë se Greqia është në drejtën e saj për të zgjeruar gjerësinë e detit territorial nga 6 në 12 milje detare, një të drejtë që sipas tij Shqipëria e ka ushtruar që në vitin 1990.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended