Cani urdhër të gjitha institucioneve për pagesat, rastet emergjente manualisht- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u ka dërguar një urdhër të gjitha institucioneve shtetërore për mënyrën sesi ato duhet të veprojnë me pagesat gjatë 10 ditëve që sistemi i Thesarit nuk do të funksionojë. Deri më 19 shkurt, institucionet duhet të bëjnë të gjitha pagesat mujore, si ato për pagat, energjinë elektrike, shpenzimet operative etj. Pagesat e sigurimeve shoqërore dhe borxhit do të bëhen nga Banka e Shqipërisë nëpërmjet depozitës së Qeverisë. Ndërsa për raste emergjnte, siç mund të jenë shërbimet spitalore, pagesat do të bëhen manualisht.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/cani-urdher-te-gjitha-institucioneve-per-pagesat-rastet-emergjente-manualisht/

Recommended