Ora News - Stërkajt: Të alokohet një fond, deputetët të japin nga rroga për rastet emergjente

  • 5 years ago
#rtvora
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministrat dhe kryebashkiakët, për të diskutuar për situatën pas tërmeteve deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj bëri një kërkesë publike.

Stërkaj propozi që për çdo vit qeveritë të alokojnë një fond të posaçëm për përballimin e të tilla situatave, me kontributin e deputetëve, të cilët të fillojnë të lënë diçka nga rroga e tyre, si dhe çdo institucion apo punonjës publik shqiptar.

Paulin Stërkaj: Kjo ka kaluar pa dhimbje përderisa nuk ka viktima. Plagosje të lehta ka pasur edhe një plagosje të rëndë ka pasur, edhe ai nga paniku. Unë do kisha thënë kjo kaloi dhe duhet të mendojmë për një të ardhme. Unë i propozoj qeverisë që në të ardhmen të gjitha qeveritë të kenë një fond special me qenë se ne jemi në një zonë sizmike.

Ka ardhur koha që të ketë një fond çdo qeveri vit për vit të paprekshëm për këto raste që mos ti shtrijmë dorën askujt, por çdo qeveri të ketë mundësi ta përballojë me forcat e veta. Kurse për këtë do kisha thënë do ishte shumë më mirë që ministrat përkatës që mbulojnë infrastrukturën të gjejnë specialistët e duhur dhe t'i bëjnë një propagandë reale publikut të gjerë se janë dëmtuar ato banesa që janë dëmtuar, por psikologjikisht është çdo fëmijë sot në Tiranë, Durrës i plagosur psikologjikisht. Më mirë do të ishte një solidaritet me specialistët e fushës.

Edhe ne duhet të japim ndihmën maksimale shpi më shpi, por për sa i përket panikut që ka në popullsi do ishte mirë të kishte programe televizive informuese për atë që kaloi dhe për atë që mundet të vijë.

E rëndësishme për mua është që çdo qeveri të krijojë një fond special duke filluar nga deputetët nga rroga e vetë të lënë diçka për raste emergjente edhe çdo institucion dhe çdo punonjës publik shqiptar. Njëkohësisht nga të ardhurat e taksat që i merr shteti të ndahet një fond special vit më vit, që ne të jemi më të mbrojtur nga situata e tjera që do vijnë, ose ishalla nuk kemi shansin për të tilla situata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/termetet-sterkajt-te-alokohet-nje-fond-deputetet-te-japin-nga-rroga-rastet-emergjente

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended