Në kërkim autori, Dy vëllezër vriten në pritë në fshatin Drisht të Shkodrës - Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pasi u përgjak nga një aksident rrugor dita e parë e vitit të ri, mëngjesin e 2 Janarit Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë, një vrasje e dyfishtë në fshatin Drisht të Postribës.
Dy vëllezër, Skender dhe Abdullah Shkami përkatësisht 40 dhe 50 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një bashkëfshatar i tyre, pas një konflikti që policia e specifikon për ?motive të dobëta?.
Mësohet se 2 vëllezërit kishin dalë për vizitat e Vitit të Ri, pasi njëri prej tyre pikërisht Skenderi ishte kthyer në atdhe nga Londra ku jetonte, për të kaluar ndërrimin e viteve.
Rrugës për në shtëpi, në rrugën e Drishtit afër dyqaneve të fshatit, rreth orës 11.40 minuta ata janë qëlluar në pritë me breshëri kallashnikovi nga shtetasi me inicialet E.D duke i lënë të vdekur në vend.
Menjëherë pas kryerjes së krimit ky i fundit është larguar për në mal, ndërsa forca të shumta policie dhe FNSH rrethuan zonën, duke nisur punën për kapjen e autorit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-e-dyfishte-ne-postribe-dyshohet-se-viktimat-jane-vellezer/

Recommended