Ekzekutohen ne prite dy vellezer |Lajme-News

  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Krujë, ku dy vëllezër u ekzekutuan me armë zjarri.

Burimet për tvklan.al thonë se viktimat janë vëllezërit Gramoz Bardhi 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç. Ata ndërruan jetë gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacioneve, mendohet që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë. Rrethanat e këtij krimi janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore të Komisariatit të Krujës dhe të Drejtorisë së Policisë të Durrësit.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës janë duke kontrolluar në zonë për kapjen e autorit/ëve të dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended