Laç, ekzekutohen dy vëllezër - Vizion Plus - News, Lajme

  • 8 years ago
Krimi ka goditur serish qytetin e Laçit, ku pas vrasjes se përfaqësuesit te LSI-së, dy dite me pare, dy vëllezërit Leke dhe Pal Syziu jane ekzekutuar ne qendër te qytetit, ndersa shkak mendohet te jete konflikti i pronësisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 pranë gjykatës se rrethit Kurbin, ne lokalin qe ishte ne pronësi te vëllezërve Syziu. Sipas policisë, autore te ngjarjes janë vëllezërit Arben dhe Erik Krosi, te çilet jane konfliktuar me viktimat. Mësohet se 50-vjeçari, Leke Syziu ka nderruar jete ne vendngjarje ndërsa vëllai i tij Pal Syziu, edhe pse u dergua me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ka nderruar jete si pasoje e plagëve te marra. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe nje kalimtar i rastësishëm.

Recommended