Inventarizimi i monumenteve të kulturës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Më shumë se 138 objekte të konsideruara si monumente kulture janë shkatërruar dhe nuk gjenden në terren. Ky është vetëm një prej këtyre rasteve. Fatkeqsisht, ngjarje si gjetja e Lapidarit te Mine Pezes në një lokal qoftesh apo edhe shembja e Gjashtëkëmbëshit te Gjirokatrës, janë konsideruar si ngjarje të zakonshme.Por, me inventarin dhe procesin e digjitalizimit të monumenteve të kulturës dhe zonave arkeologjike duket se kjo nuk do të ndodhë më, ose të paktën 100 objekte shpëtojnë pa u prekur. Vetëm këtë vit, në inventar janë regjistruar dhe zbuluar 512 objekte, ndërkohë që nga 2011 e deri në 2014-ën numri i monumenteve të regjistruara ka qenë zero. Ky proces digjitalizimi është gati për të gjitha institucionet dhe shumë shpejt do të jetë i aksesueshëm edhe për qytetarët, çka do t?i ndihmojë pkëta të fundit, por edhe turistët të njihen me zonat dhe monumentet që duhen vizituar.

Recommended